Serbia e mbylli përkohësisht Ambasadën në Kiev

Serbia përkohësisht e mbylli Ambasadën e saj në Kiev, aktivitetet do të vazhdojë t’i kryej nga Beogradi, njofton Portalb.mk.

“Ambasada e Serbisë në Ukrainë sot është përkohësisht e mbyllur për shkak të mbrojtjes së sigurisë së personelit tonë, a personeli i asaj përfaqësie konsullore-diplomatike do të vazhdojë të punojë në Beograd deri në plotësimin e kushteve për t’u kthyer”, theksoi MPJ e Serbisë.

Në kumtesë kumtesë thuhet se tre diplomatë dhe një zyrtar i ambasadës e kanë lëshuar Ukrainën dhe janë evakuuar.

“Për të gjithë qytetarët e Serbisë që ende janë në Ukrainë, ndihmë do të ketë vazhdimisht në periudhën e ardhshme, a në disponim janë edhe ambasadat e Serbisë në vendet kufitare me Ukrainën”, theksohet në kumtesë.

Më 13 shkurt, MPJ e Serbisë u rekomandoi qytetarëve të Serbisë ta shqyrtojnë mundësinë për lëshim të përkohshëm të territorit të këtij vendi, a ata që kanë për qëllim të udhëtojnë në Ukrainë, kanë marrë rekomandim ta anulojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button