Deputeti Fadil Zendeli u shkarkua nga funksioni anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Me 61 vota “për”, asnjë kundër dhe të përmbajtur, Kuvendi e ka shkarkuar deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli nga funksioni i anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Portalb.mk.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk ka marrë pjesë në aktin e  votimit.

Ata e akuzuan shumicën parlamentare për shkeljen e procedurave dhe Rregullores.

Shkarkimi i tij erdhi pasi, tradicionalisht, në komisionin prej 13 anëtarësh, shumica parlamentare ka shumicën (7:6), dhe Fadil Zendeli u zgjodh anëtar në kohën kur Besa ishte në pushtet, por në nëntor Besa ndryshoi anë dhe së bashku me VMRO-DPMNE-në, Aleancën për Shqiptarët, Alternativën dhe Levicën u përpoqën të krijonin shumicë të re parlamentare. Përpjekja dështoi dhe më pas Alternativa iu bashkua koalicionit qeverisës dhe u bë pjesë e shumicës parlamentare.

Por Zendeli mbeti anëtar i Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve dhe tashmë opozita ka shumicën atje. Zendeli dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit në dhjetor dhe në dorëheqjen e tij theksoi se Besa vepron si opozitë.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime është kyç për funksionimin e Kuvendit dhe të shumë institucioneve të tjera shtetërore, pasi përmes tij kalojnë të gjitha emërimet që janë në kompetencë të Kuvendit.

Për shkak të bllokadës së këtij komisioni, nuk mund të zgjedhen edhe gjyqtarët e rinj kushtetues. Për shkak të përfundimit të mandatit, Gjykata Kushtetuese u reduktua nga 9 në 5 gjyqtarë, që është minimumi për funksionimin e saj dhe është i pashmangshëm pensionimi i gjyqtares së pestë, Vangelina Markudova dhe më pas nuk do të ketë Gjykatë Kushtetuese. Nuk do të funksionojë në fakt, sepse me katër gjyqtarë nuk do të ketë funksionalitet dhe legjitimitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button