Nga data 26 mars linja ajrore Shkup-Sofje çdo të hënë dhe të shtunë

Fluturimi i parë i linjës ajrore bullgare “Gulliver” do të jetë më 26 mars 2022. Linja ajrore do të ketë fluturime të rregullta dy herë në javë, të shtunave dhe të hënave, transmeton Portalb.mk.

“Rifillimi i fluturimeve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e lidhjes së transportit midis dy vendeve. Ky angazhim u mor nga qeveria bullgare dhe tashmë është realizuar falë partneritetit tonë të mirë me homologun tim maqedonas Blagoj Boçvarski”, deklaroi ministri bullgar Nikolaj Shabev, cituar nga qendra e tij për shtyp.

Sabev theksoi se po punohet për të ndërtuar një lidhje hekurudhore midis dy vendeve sa më shpejt të jetë e mundur.

11 shkurt u krijua linja ajrore Shkup-Sofje.

Fluturimet e para midis Shkupit dhe Sofjes filluan në vjeshtën e vitit 1992, kur “Hemus Air” fluturoi me L-140, i cili mblidhte 18 udhëtar. Më vonë, fluturimi zhvillohej me aeroplanë më të mëdhenj Jakovlev Jak-40 dhe Tupoljev Tu-140 u fluturuan, pasi e përdornin udhëtar nga nga Kosova në linjën Sofje-Oslo. Por pas disa vitesh interesi u zvogëlua dhe fluturimet ndaluan.

Pas hyrjes së Bullgarisë në BE, linja Sofje-Shkup u rinovua në dhjetor të vitit 2007. Kësaj radhe fluturonte “Bulgaria Air”, tre herë në javë me ATR-42, me kapacitet prej 40 pasagjerësh, me çmim prej 49 eurosh. Por edhe këto fluturime nuk arritën të tërhiqnin mjaft pasagjerë dhe u anuluan sërish.

Përpjekja e fundit për të krijuar linjën ishte në vitin 2010 dhe ishte jetëshkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button