Marshi promovues i shoqatës bjeshkatare ekologjike ‘’Shkupi’’

Shoqata bjeshkatare ekologjike ‘’Shkupi’’ (SHBE Shkupi) ju bën ftesë bashkëqytetarëve të qytetit të Shkupit dhe nga rrethina e saj të bashkohen marshit promovues që do të mbahet të dielën më 25 maj, 2014.

“Kemi ftuar miq të qytetit nga gjitha trojet shqiptare, përfshirë bjeshkatarë nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, shoqatave bjeshkatare nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe nga federata e bjeshkatarëve të Maqedonisë. Në këtë marsh promovues, ju bëjmë ftesë edhe korit diplomatik në Maqedoni, të punësuarve në ministritë dhe në institucionet publike, kompanive private, shoqatave të ndryshme joqeveritare, profesorëve nga universitet e Shkupit , mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button