Miliarderi rus Roman Abramovich do ta shesë klubin anglez Chelsea

Epokа e Roman Abramovich-it në Chelsea do të marrë fund pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, tha miliarderi rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abramovich tha se ai do të shesë Chelsea-n për interesin më të mirë të klubit anglez të futbollit mes spekulimeve të mediave për pronësinë e tij.

Miliarderi rus tha se vendimi është në interesin më të mirë të skuadrës londineze, së bashku me “tifozët, punonjësit, si dhe sponsorët dhe partnerët e klubit”.

55-vjeçari tha gjithashtu se të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Ai shtoi se skuadra e Premierligës dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në “zemrën” e tij dhe ai shpreson të vizitojë shtëpinë e klubit në Stamford Bridge për herë të fundit për t’i dhënë lamtumirën.

Abramovich bleu Chelsean për 140 milionë funte në vitin 2003.

Nën pronësinë e tij, Chelsea u bë një nga klubet më të mira evropiane, duke fituar disa tituj të mëdhenj, duke përfshirë dy Liga të Kampionëve të UEFA-s, dy Liga Europa dhe pesë trofe të Premierligës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button