Ukraina: 34 civilë të vrarë në rajonin e Harkivit

Sulmet e Rusisë në popullatën civile vranë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Harkiv në mes të datave 2 dhe 3 mars.

Kështu thanë shërbimet e emergjencës të enjten, më 3 mars, transmeton REL.

Përveç kësaj, lideri i rajonit lindor të Donetskut tha se qyteti port i Mariupol, një nga objektivat e para të pushtimit rus, ka mbetur pa furnizim me ujë dhe energji elektrike.

Ndërkohë trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë.

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt megjithëse kishte mohuar planet për pushtim për javë të tëra.

Sulmi ndaj Ukrainës u pasua me sanksione të ashpra nga vendet perëndimore për Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button