Bullgaria dëboi dy diplomatë rus dhe arrestoi gjeneralin bullgar për spiunazh

Bullgaria shpalli “persona non grata” dy punonjës të ambasadës ruse në Sofje dhe u ka dhënë atyre 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi, njoftoi shërbimi për shtypi i Ministrisë së Jashtme bullgare. Paraprakisht gjatë ditës së djeshme, prokuroria njoftoi se prokuroria speciale dhe Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare kishin nisur një hetim ndaj një diplomati rus dhe një gjenerali bullgar nga rezerva për veprimtari të paligjshme inteligjente, transmeton Portalb.mk.

Më vonë Prokuroria shtoi se hetimi kishte konstatuar se një shtetas i Federatës Ruse me imunitet diplomatik kishte kryer veprimtari të paligjshme të inteligjencës në territorin e Bullgarisë. Prokuroria e Shtetit po ashtu ka sqaruar se ndaj gjeneralit bullgar rezervë është iniciuar procedurë para hetimore për spiunazh dhe i njëjti është caktuar në paraburgim si i akuzuar. Atij i është caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë.

Mësohet se shërbimet e sigurisë kombëtare dhe prokurorët po vlerësonin informacione shtesë për të parë nëse kishte më shumë njerëz që kishin shkelur statusin e tyre diplomatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button