Pushtimi rus në Ukrainë në ditën e tetë – palët u pajtuan për krijimin e korridoreve humanitare (VIDEO)

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e tetë. Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar sot raundin e dytë të bisedimeve, ku ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe për dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve, tha një anëtar i ekipit negociator të Ukrainës. Ndërkohë, trupat ruse raportohet se gjatë natës kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë. Palët do të takohen në rajonin perëndimor të Bjellorusisë, Brest, por duket se midis tyre pritshmëritë për arritjen e paqes janë të vogla, transmeton Portalb.mk.

22:26 –SHBA godet aleatët e Putinit me sanksione të reja

21:58 – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi deklaratën për Ukrainën

20:51 – Kievi dhe Moska u pajtuan për korridoret e evakuimit të civilëve

19:24 – Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës bën thirrje për përfundim të luftës

18:32 – Zelensky e ftoi Putinin për takim direkt

18:14 – Kina mohoi se kishte pasur dijeni paraprake për sulmin e Rusisë

17:57 – Lufta në Ukrainë ‘nuk e ngadalëson’ integrimin e Maqedonisë së Veriut

17:38 – BE-ja miratoi masa urgjente për të mbrojtur refugjatët ukrainas

16:29 – MPJ: Po dërgojmë ekip diplomatik në Ukrainë për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së

16:07 – Serbia e mbylli përkohësisht Ambasadën në Kiev

15:28 – Kuvendi i Kosovës e miratoi Rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë

14:56 – Zelensky: Rreth 16 mijë luftëtarë të huaj do të vijnë për të ndihmuar Ukrainën

13:58 – Afër 20.000 turistë ukrainas në Egjipt presin kthimin në Evropë

12:12 – Lavrov: Rusia e vendosur në shkatërrimin e ushtrisë së Ukrainës

11:38 – Kuvendi i Kosovës dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës

10:43 – Pritshmëri të vogla nga bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

10:38 – Ukraina: 34 civilë të vrarë në rajonin e Harkivit

10:30 – Banka Botërore ndërpreu të gjitha programet e saj në Rusi dhe Bjellorusi

09:20 – Franca ka frikë nga “më e keqja që na pret” në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:16 – Këshilltari i Presidentit të Ukrainës kërkoi ndihmë humanitare nga OSBE-ja

09:14 – Hungaria nuk do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë

09:13 – Rusia ka marrë nën kontroll qytetin Herson

09:04  – Do të mbyllet radiostacioni liberal i Rusisë, Ekho Moskvy

Radioja Ekho Moskvy, një simbol i lirisë së re të medias në Rusinë post-sovjetike, tha të enjten se do të mbyllej pasi u hoq nga transmetimi për shkak të raportimit të tyre në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska, transmeton REL.

“Me shumicën e votave të bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy, u vendos që të likuidohej stacioni i radios Ekho Moskvy dhe uebsajti”, tha kryeredaktori i tij Alexei Venediktov në Telegram.


Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa sot po përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button