Këshilltari i Presidentit të Ukrainës kërkoi ndihmë humanitare nga OSBE-ja

Ukraina ka nevojë për korridore humanitare të mbështetura nga organe të tilla si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vazhdën e pushtimit të Rusisë, tha të enjten një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës, transmeton REL.

“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse kthehen menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.

“Ne kemi nevojë për korridore humanitare – ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmë aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në. Mjaft folëm”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button