Komiteti për hetimin e sulmit në Kapitol: Trump ka shkelur ligjet federale në përpjekje për të përmbysur zgjedhjet

Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol të mërkurën në një dosje të madhe tha të mërkurën se besonte se Donald Trump ka shkelur ligje të shumta federale për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, duke përfshirë pengimin e Kongresit dhe mashtrimin e Shteteve të Bashkuara, raporton The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Zbulimet erdhën si pjesë e një dosjeje që synonte të detyronte John Eastman, ish-avokatin e Trump, të dorëzonte mijëra emaile dhe regjistrime pasi pjesëmarrja e tij në krime të mundshme shkatërroi argumentet e tij për mbrojtjen e privilegjeve avokat-klient.

Këshilltari i Dhomës së Përfaqësuesve Douglas Letter tha se në dosjen 61-faqeshe komiteti i përzgjedhur kishte bazë për të konkluduar se Trump ikishte shkelur ligjin duke penguar ose duke u përpjekur të pengonte një proces zyrtar dhe mashtroi Shtetet e Bashkuara duke ndërhyrë në funksionet e ligjshme të qeverisë.

Ish-presidenti e dinte se nuk kishte fituar mjaftueshëm vota të kolegjit elektoral për të fituar zgjedhjet e 2020-ës, megjithatë kërkoi nga zëvendëspresidenti i atëhershëm Mike Pence që të manipulonte rezultatet në favor të tij, thuhej në dosjen për pengimin e Trumpit.

Nëse përpjekja për t’i bërë presion Pences për të rikthyer Trumpin në pushtet do të kishte sukses, fitorja e Joe Bidenit do të ishte penguar. “Nuk ka asnjë dyshim të vërtetë se presidenti dhe paditësi u përpoqën të arrinin këtë rezultat specifik në mënyrë të paligjshme”, thuhej në dosje.

Komiteti i përzgjedhur tha në paraqitjen e gjykatës se besonte se Trump mashtroi Shtetet e Bashkuara duke ndërhyrë në procesin e certifikimit, duke shpërndarë informacion të rremë rreth mashtrimit zgjedhor dhe duke ushtruar presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve shtetërore.

Hetuesit e Dhomës së Përfaqësuesve thanë gjithashtu se kishte prova që sugjeronin se komploti për mashtrim u shtri deri në sulmin në Kapitol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button