Ahmeti kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për arritjen e kompromisit për emrin

Kreu i BDI-së Ahmeti pas takimit me Rasmusen ka theksuar se çështja e emrit mund të zgjidhet me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, gjë që e ka kërkuar edhe nga numri ‘një’ i NATO-s. 

“Edhe nga Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s kërkova një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar, sepse komuniteti ndërkombëtar ka investuar mjaft në ngritjen e institucioneve demokratike në vend, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor që të ndihmojnë në afrimin e palëve dhe gjetjen e një kompromisi të pranueshëm për palët”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmusen, ishte i prerë edhe në Shkup duke thënë se fillimisht emri, e më pas ftesa. 

Rasmusen tha se vendimi i Bukureshtit i vitit 2008, pavarësisht rrethanave, është akoma në fuqi, dhe se ai reflekton qëndrimin e të gjitha shteteve anëtare. 

Rasmusen bëri thirrje për lidership të guximshëm dhe vendosmëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button