Ministri i Maqedonisë së Veriut e vlerësoi të veçantë ditën e sotme për shkak se filluan seancat onlajn

Ministri për drejtësi në Maqedoninë e Veriut e vlerësoi ditën e sotme të veçantë, pasi filloi zbatimi i seancave onlajn në pesë Gjykata, transmeton Portalb.mk.

“Prej sot, seancat gjyqësore onlajn janë realitet edhe për gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

Ai sot së bashku me shefin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja, mori pjesë në promovimin e projektit “Fillimi i procesit të instalimit të pajisjeve TIK në pesë gjykatat themelore si pjesë e Planit Operativ për digjitalizimin e gjyqësorit. Kjo do të realizohet në gjyqësorin e Kavadarit, Strumicës, Shtipit, Shkupit dhe Gjyqin Civil.

“Teknologjia gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave themelore. Ky duhet të mbetet fokusi kryesor i procesit të digjitalizimit gjyqësor, me theks të veçantë në garancitë që sigurojnë të drejtën për një gjykim publik dhe të drejtë brenda një kohe të arsyeshme, si dhe respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjen e privatësisë,” tha ambasadori Clemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Përmes digjitalizimit të gjyqësorit, palët do të marrin pjesë në seanca, nëse nuk do të mundet të marrë pjesë fizikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button