Djali i një zyrtare të VMRO-së ka ngrënë dajak nga policia në Gjorçe

Përveç këshilltarit të VMRO-DPMNE-së në Gjorçe Petrov, Goce Petreski dhe zëdhënësit të qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, në trazirat për të cilat qeveria thotë se ka futur duart opozita ndër shumë anëtarëve të partisë VMRO ishte edhe djali i një zyrtare të rëndësishme të partisë, shkruan Libertas.

“Djali ka ngrënë edhe dajak nga forcat policore. Nuk e kam të qartë se si doli që LSDM-ja na organizoi, e ne nuk e dimë. Një grup shokësh që i përkasin partisë VMRO ishin në radhët e para të protestave. Pse thonë që revoltën tonë e kanë shfrytëzuar nga LSDM-ja për poenë politik kur vet anëtarët e VMRO-së kanë qenë të parët në incidente”, thotë një dëshmitarë.

Sipas informacioneve të Libertas, edhe vet zyrtarja ka qenë në rrugët e Gjorçe Petrovit dhe ka vëzhguar situatën, dhe djalin e kanë rrahur para syve të sajë derisa ajo ka bërtitur që ta lëshojnë.

Në rrugë kanë qenë edhe Aleksandar Stojkovski, deputet i ri i VMRO-së, Rumen Stemenov – Drejtor i Inspektoratit për bujqësi, si dhe ish deputetja dhe këshilltarja aktuale e Këshillit të Qytetit të Shkupit Marija Andonovska, të cilët kanë qenë të shokuar nga sjellja e policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button