RMV, gjithnjë e më shumë apele për ndihmë humanitare për viktimat e luftës në Ukrainë

Betejat në Ukrainë nuk pushojnë. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga mediat botërore në 24 orët e fundit, për shkak të granatimeve ruse të qytetit ukrainas Harkovit janë vra të paktën 21 civilë, ndërsa 112 janë plagosur, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Pasi në rrënojat që mbeten nga granatimet shumë njerëz humbasin gjithçka, kryetari i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, Lesja Ukrainka, Aleksander Urbanoviç, bëri thirrje për donacione për të ndihmuar popullsinë ukrainase.

Urbanoviç tha se në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov është hapur pikë për grumbullim të ndihmave humanitare, që do të jetë e hapur çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 19:00.

“Çdo ndihmë është e mirëpritur!” ka ndarë në apelin e tij në Facebook, Urbanoviç.

Krahas vendit ku njerëzit mund të dhurojnë, ai ndau një listë të gjërave më të nevojshme për momentin, si ushqime të konservuara, drithëra, rroba dhe këpucë të ngrohta, shtretër, tenda, dyshekë, thasë për fjetje, artikuj higjienik si dhe pajisje mjekësore dhe ilaçe.

Nga Shoqata për Mbrojtje të Kafshëve Anima Mundi, duke pasur parasysh se sirenat, të shtënat me armë zjarri dhe shpërthimet i frikësojnë jo vetëm njerëzit të cilët ikin nga vendbanimet ku zhvillohen luftime, por ata që ikin me vete i marrin edhe kafshët shtëpiake, ndërsa personat që kujdesen për kafshët në strehimore nuk i lënë ato, prandaj për donacione iu drejtuan të gjithë atyre që i duan kafshët.

Ata për situatën në Ukrainë janë në kontakt me organizatën ukrainase për mbrojtjen e kafshëve UAnimals (http://instagram.com/uanimals.official/) dhe disa organizata evropiane.

“Vullnetarët, aktivistët në Ukrainë janë ende me kafshët në strehimore, edhe pse jeta e tyre është në rrezik–ata nuk i lënë. Ata kanë nevojë për ndihmë sepse rezervat e ushqimeve për kafshët po harxhohen”, thonë nga Anima Mundi duke u bërë apel të gjithëve të bëjnë parapagesë të anëtarësisë mujore në linkun në vijim  https://www.patreon.com/uanimals me shumë sipas mundësive të personave që dëshirojnë të dhurojnë.

Ata gjithashtu theksojnë se parapagimi mund të jetë një herë, kurse anëtarësimi mund të anulohet në çdo moment.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka ndarë 10.000 euro të cilat do t’i transferohen Kryqit të Kuq të Ukrainës si ndihmë solidare për popullatën e Ukrainës.

Ata informojnë gjithashtu se deri më 15 mars mund të dhurohen mjete për viktimat në Ukrainë. Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë ndihmë financiare dhe t’i bashkohen apelit të dërguar nga Kryqi i Kuq i Ukrainës në mënyrat e mëposhtme:

– në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Banka Komercijale me shënim: ndihmë për popullsinë në Ukrainë.

– donacion prej 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400.
Donacionet e fondeve në valutë mund të paguhen si më poshtë:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228.

EMRI I ORGANIZATËS: KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË VERIUT TË MAQEDONISË EMRI: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJEBANK ADRESA: UL. ORCE NIKOLOV NR.3, 1000 SHKUP, LLOGARIA E MAQEDONIABANK: 300000000000133 25730522-11 KODI SWIFT: KOBSMK2XIBAN KODI: MK073007010080002.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button