Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 19-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 19-të, ku ndër të tjera u vendos që të lehtësohen masat për pranimin e shtetasve të Ukrainës në vend, transmeton Portalb.mk.

U miratua informacioni për gjendjen e shtetasve të RMV-së në Ukrainë dhe nevojën për marrjen e masave, duke përfshirë edhe strehimin e shtetasve të Ukrainës nëpër institucione shtetërore. Atyre do t;u zgjatet leja e qëndrimit, ndërsa tjerët do të pranohen pavarësisht certifikatës ose testit për Kovid-19.

Në këtë seancë gjithashtu u miratua edhe Strategjia Nacionale për menaxhimin e integruar të kufijve.

“Synimi kryesor i kësaj strategjie është arritja e kufijve të hapur dhe të sigurt, për qarkullim të shpejtë dhe të sigurt të udhëtare dhe mallrave, si dhe për   luftën kundër aktiviteteve ndërkufitare ilegale deri në atë nivel që nuk do të paraqesë kërcënim për sigurinë kufitare dhe sigurinë e qytetarëve”, deklarojnë nga Qeveria.

Kurshumli An u shpall në këtë seancë si trashëgimi kulturore me interes të veçantë.

“Me këtë vendim me propozim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Kurshumli An, i cili është ndërtuar kah mesi i shekullit ХVI dhe i cili paraqet monument kulturor mundëson ruajtjen e përhershme të Hanit në gjendje burimore, përhapjen e vlerave dhe rëndësinë e Kurshumli An-it, si dhe parandalimin e veprimeve, dukurive dhe ndikimeve me të cilat kryhet, ose mund të ndodh dëmtimi ose degradimi i këtij monumenti kulturoro-historik nga trashëgimia arkitektonike”, deklarojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button