fbpx

Ronaldo e Costa, kthehen për finalen

Marshi i afrimit drejt finales së Champions League është në garë me kohën, por për fat ankthet e të dyja skuadrave po kthehen gjithnjë e më shumë në shpresë, të paktën në shumicën e rasteve. Nesër në Lisbonë finalja e gjitha madrilene mes Realit e Atleticos mund ti gjejë pothuajse të gjithë protagonistët gati, para së gjithash dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Diego Costa.
Në seancën e fundit Ronaldo u stërvit për 20 minutat e para me grupin dhe punoi me program të personalizuar. Në cdo rast, prezenca e tij që nga minuta e parë në fushë, tani nuk vihet në diskutim. Duke qenë se edhe Gareth Bale do të jetë gati, sic konfirmoi Ancelotti, mes “Los Blancos” mbeteshin shqetësime vetëm për Benzema e Pepe.
Nga seanca e fundit stërvitore rezulton se francezi duhet të rikuperohet brenda 48 orëve dhe prittet të jetë i disponueshëm, edhe pse nuk është e thënë që të jetë titullar.
Për sa i përket qendërmbrojtësit portugez, ka ende dhimbje në muskujt e pulpës së majtë dhe pothuajse me siguri do të zëvendësohet nga Varane, edhe pse për të thënë të vërtetën edhe ky i fundit nuk është në gjendjen e tij perfekte.
Për Diego Simeonen ka vetëm lajme të mira. Diego Costa u rikthye të enjten nga Beogradi ku ju nënshtruar një terapie të vecantë me placentë kali për tu shëruar nga dëmtimi në muskujt e kofshës, dhe zhvilloi të gjithë seancën e fundit stërvitore me gruipin, ekzatësisht si Arda Turan.
Të dy lojtarët më të talentuar të “Los Colchoneros” bashkë me Koke, duhet të jenë në dispozicion të “El Cholo”-s që vështirë se do të rezistojë tundimit për ti hedhur në fushë që nga minuta e parë edhe pse vështirë se do të jenë në 100% të formës së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button