Qeveria e lehtësoi hyrjen e ukrainasve në RMV: Nuk do t’u kërkohet test negativ PCR

Në seancnë e sotme qeveritare është miratuar vendim për lehtësimin e hyrjes së shtetasve të Ukrainës, si rezultat e invazionit ushtarak e cila po ndodh atje, informoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, njofton Portalb.mk.

“Shtetasve të Ukrainës do t’u mundësohet hyrje e lehtësuar, gjegjësisht nuk do t’u kërkohet test negativ PCR në pikat kufitare”, theksoi Arsovski.

Shtetasit ukrainas që për momentin qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut, do t’u mundësohet vazhdimi i lejes për qëndrim, shtojnë nga Qeveria.

Arsovski gjithashtu tha se për momentin po bëhen analiza për kapacitetet akomoduese të cilat janë ofruar, a do të ketë edhe ndihmë për Ukrainën në segmentin shëndetësor, veçanërisht në pjesën e dhurimit të gjakut.

Zëdhënësit qeveritar thekson se edhe Maqedonia e Veriut është e vetëdijshme për krizën e refugjatëve dhe për këtë do t’u dalë në ndihmë refugjatëve nga Ukraina, në pajtueshmëri me kapacitetet që disponon shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button