Rusët duhet të garojnë si neutralë në Lojërat Paralimpike

Atletët paralimpikë nga Rusia dhe Bjellorusia duhet të garojnë si neutralë në Lojërat Paralimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin, transmeton REL.

Në një deklaratë të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, është thënë se atletët – që tashmë kanë arritur në Kinë – do të garojnë me flamurin paralimpik.

Ata nuk do të përfshihen në tabelën e medaljeve”, ka thënë Komiteti.

Në deklaratë është thënë se Komiteti ka marrë “veprimet më të ashpra” brenda parametrave që i lejohet.

Lojërat Paralimpike hapen të premten, ndërsa garat nisin të shtunën.

Ekipi paralimpik i Ukrainës ka arritur në Pekin dhe do të garojë më pak se një javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë vendim për të pushtuar Ukrainën.

Në ditët e fundit, një mori institucionesh sportive kanë marrë masa për të përjashtuar atletët rusë nga garat, ndalimin e përdorimit të flamurit rus, apo edhe anulimin e garave në Rusi.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button