Qeveria: Nuk pritet goditje ndaj çmimeve të produkteve ushqimore bazë, qytetarët të jenë të qetë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave, qytetarët të jenë të qetë, nuk pritet goditje në çmimet e produkteve bazë ushqimore, qetësojnë nga Qeveria dhe shtojnë se bashkë me institucionet tjera monitorojnë situatën në baza ditore dhe po marrin të gjitha masat për ruajtjen e standardit të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Tani për tani, thonë nga Qeveria, nuk ka nevojë të aktivizohen as rezervat e mallrave.

“Për momentin nuk ka nevojë për vënien në funksion të rezervave të mallrave, duke pasur parasyshë se prodhuesit e produkteve bazë kanë rezerva për një periudhë mbi 35 ditë, pa përfshirë ditët që ne mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore. Vazhdojmë të furnizojmë rezervat shtetërore, siç parashihet në programin vjetor dhe si qeveri po shqyrtojmë nevojat e mundshme për forcimin shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për një gjë të tillë”, thonë nga Qeveria.

Gjithashtu, bëjnë thirrje që tregtarët të respektojnë vendimin për kufizimin e marzhit tregtar, pasi nga kjo masë, askush nuk është në humbje.

Qeveria qetëson edhe se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet.

“Kjo strategji monetare e kursit stabil të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me themelet e ekonomisë  së Maqedonisë. Sipas këtij konfirmimi të qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit të disponueshme arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më e lartë se në vitin 2008 në krizën financiae globale”, sigurojnë nga Qeveria.

Tutje nga Qeveria shtojnë se janë në komunikim të rregullt me të gjithë aktorët relevant social, si dhe me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në rast nevoje për përdorimin e instrumenteve që do të ndihmojnë në financimin e shpenzimeve në ekonominë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button