Rusia është shprehur e gatshme për të negociuar me Ukrainën

Rusia ka thënë se është e gatshme për të negociuar me Ukrainën më 2 mars, transmeton REL.

“Këtë pasdite, pasdite vonë, delegacioni ynë do të jetë duke pritur për negociatorët ukrainas”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.

“Delegacioni ynë do të jetë i gatshtëm të vazhdojë bisedimet këtë mbrëmje”.

Peskov nuk ka përmendur vendin e takimit.

“Nuk dua ta bëj këtë paraprakisht”.

Pas rundit të parë të negociatave të hënën, të dyja palët kanë përmendur kufirin bjelloruso-polak si vend për negociata.

Delegacioni rus do të drejtohet sërish nga ish-ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky.

Rundi i parë i takimeve ka përfunduar pa arritur pajtueshmëri.

Peskov e ka bërë të qartë se Rusia insiston në kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Në mesin e tyre janë edhe kërkesat që Qeveria në Kiev të njohë “republikat popullore” të Donjeckut dhe Luhanskut, si dhe sovranitetin e Rusisë në Gadishullin e Krimesë.

Rusia kërkon edhe “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button