EShS: Në fund të 2021, kishte afro tetë mijë vende të lira pune

Në tremujorin e katërt të vitit 2021 në vend ka pasur 7.979 vende të lira pune, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, transmeton TV21.

Shkalla e vendeve të lira pune në shtet është 1,59 për qind. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës preh 3 për qind ka sektori L – Veprimtaritë e Shërbimeve Administrative dhe Mbështetëse, derisa më e vogël është shkalla në sektorin G – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar,  që është 0,29 për qind.

Në subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës që është 2,28 për qind.

Rajoni i Vardarit ka shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës dhe është 1,91 për qind.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, gjegjësisht 2.934, ka në grupin e pesë të profesioneve – Punëtorë për veprimtari të shërbimit dhe shitjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button