Osmani bisedoi me Escobarin për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet bilaterale SHBA-RMV

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) informon se ministri Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Tema në këtë bisedë telefonike ishte invazioni i Rusisë mbi Ukrainën.

“Osmani e rikonfirmoi mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ndërsa gjatë bisedës përshëndetën ndihmën ushtarake dhe humanitare të ofruar nga të dyja palët si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për popullin ukrainas. Gjatë bisedës, u përshëndet dënimi nga mbarë bota për invazionin ushtarak, me çka u vërejt se mungon reagimi adekuat nga ana e RP Kinës me gjykim të qartë për agresionin rus. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për thirrje të përbashkët globale ndaj Rusisë për ndërprerjen e aktiviteteve ushtarake, që paraqesin rrezik për sigurinë e Evropës dhe botës në përgjithësi.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Nga atje shtuan se bashkëbiseduesit përshëndetën marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut të bazuara në partneritet strategjik dhe miqësi tradicionale, si dhe shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të tyre në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button