Eni përfundon tekstin e këngës së re

Këngëtarja e njohur nga Shkodra Eni Koci bën me dije se tashmë teksti i këngës së saj të re është finalizuar. Këtë këngëtarja e ka bërë ët ditur përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’ ku ka lënë mbishkrimin.

‘U mbyll dhe teksti i këngës së re, love, romance, new song”, ishte mbishkrimi i Kocit i cili bën me dije se teksti i kësaj këngë do të ketë përmbajtje dashurie dhe romance.

Ndërkaq këtë lajm më së mirë e kanë pritur fansat e saj të cilët në numër të madh kanë komentuar, duke mos hezituar të pranojnë se mezi po presin diçka të re nga e pëlqyera e tyre.

Ndryshe këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj më shuam rreth publikimit ët këngës.

Lajme të ngjashme

Back to top button