fbpx

Bërns: Urgjentisht të përfundojnë rastet e iniciuara nga ish-PSP-ja, Maqedonisë i duhet sistem përgjegjësie

Qeverisja e së drejtës është themeli i të gjitha institucioneve demokratike, i prosperitetit ekonomik dhe, më e rëndësishmja, i sigurisë. Është një faktor bazë që garanton plotësimin e nevojave të qytetarëve. Me programet dhe zyrat tona këtu, përpiqemi të mbështesim agjendën e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit, veçanërisht përpjekjet për të garantuar pavarësinë dhe funksionalitetin e gjyqësorit. Kështu deklaroi mbrëmë ambasadorja amerikane në vend Kate Marie Burns në një intervistë për TV21, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, reformat demokratike dhe zbatimi i shtetit të së drejtës janë diçka që kërkon shumë përpjekje, guxim dhe energji, për të arritur sukses dhe për të zhdukur përfundimisht korrupsionin dhe kronizmin e bazuar që pengojnë progresin dhe të zgjidhen një pjesë e problemeve themelore me të cilat qeveria duhet të përballet.

“Konsideroj se nuk ka vetëm një pengesë për progres, por se sistemi është i hapur dhe i cenueshëm në shumë vende. Për të pasur sukses, duhet të sulmohet çdo nivel i strukturave dhe sistemit institucional. Kjo do të thotë se nevojitet një kombinim i promovimit të transparencës, për t’u treguar qytetarëve dhe votuesve se çfarë po ndodh në të vërtetë. Maqedonia e Veriut ka nevojë për një sistem përgjegjësie. Kjo i referohet strukturës së gjyqësorit, por edhe personave që janë në një pozicion të caktuar. Këta individë duhet të jenë të kualifikuar për pozitat e tyre dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për punën në ato pozita”, tha ambasadorja.

Ajo theksoi se rastet e iniciuara nga ish-Prokuroria Speciale Publike duhet të përfundojnë urgjentisht, të procedohen në sistem dhe të shihet drejtësia në ato raste .

“Përvoja dhe sidomos fakti që ka ende raste nga ish-PSP-ja që janë në sistem, tregon se njerëzit duan drejtësi. Duan që rastet të kalojnë nëpër sistem, të trajtohen nga profesionistë të aftë, pa ndërhyrje politike dhe me një zgjidhje përfundimtare që do të përcaktojë përgjegjësinë për krimin që do të vërtetohet se është kryer”, tha Burns.

Ambasadorija e ShBA-së theksoi se “duhet të përcaktohet se ku ekziston korrupsioni dhe më pas të merremi me të”. Sipas Burns, në çdo shtet duhet të ekzistojë zgjidhje kombëtare, por ka edhe mënyra bashkëpunimi si një mundësi për të sjellë praktikat më të mira dhe ekspertizë të përbashkët që, siç thotë ajo, do të na ndihmojnë të mbështesim njëri-tjetrin dhe të përballemi me çështjet.

“Në Maqedoninë e Veriut ka një diskutim shumë dinamik për korrupsionin dhe rrezikun e korrupsionit në çdo nivel. Unë do të thosha se është një sinjal se demokracia juaj është e gjallë dhe e fuqishme. Sigurisht, luftimi i korrupsionit është i vështirë dhe i mundimshëm dhe nuk do t’ju gënjej. Demokracitë kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Ata janë në kërkim të një pune të përhershme, sidomos kur bëhet fjalë për disa nga këto çështje, të cilat kanë të bëjnë me interesat e disa njerëzve dhe praktikat kulturore që duhet të ndryshojnë. Por konsideroj se është e rëndësishme që keni një shoqëri civile dhe sektor të OJQ-ve shumë të zëshme dhe energjike, e cila e detyron Qeverinë t’u përgjigjet disa prej këtyreçështjeve. Është një kërkesë e madhe dhe njerëzit po kërkojnë rezultate dhe veprime”, porositi ambasadorja amerikane Burns.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button