Wizz Air do të ofrojë 100 mijë ulëse të lira për refugjatët ukrainas

Kompania ajrore, WizzAir ka njoftuar se do të ofrojë 100 mijë ulëse të lira për refugjatët ukrainas për fluturime në distanca të shkurtra.

Linja ajrore me bazë në Hungari ka thënë në rrjetet sociale se është e “përkushtuar” për t’iu ndihmuar refugjatëve ukrainas për të arritur në destinacionet e tyre, transmeton REL.

Fluturimet do të jenë të mundshme për nisje nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania gjatë muajit mars, ka thënë kompania.

Më shumë se 660,000 persona janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Polonia ka raportuar për fluksin më të madh.

Vlerësohet se 450,000 refugjatë kanë arritur në Poloni, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm polak, Pawel Szefernaker, për radion private Zet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button