Suedia do të forcojë mbrojtjen pas pushtimit rus të Ukrainës

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të martën se Qeveria e saj dëshiron të forcojë aftësitë ushtarake të shtetit, pas pushtimit rus të Ukrainës, që sipas saj ka rritur “nivelin e përgjithshëm të kërcënimit”, transmeton REL.

“Aftësitë mbrojtëse të Suedisë duhet të forcohen, duhet të investohet në riarmatim”, tha Andersson gjatë një fjalimi drejtuar kombit.

“Suedia duhet të ketë mbrojtje të fortë”, tha ajo, teksa njoftoi se do të nisin bisedimet për burime shtesë.

Ajo tha se Suedia nuk është nën kërcënim direkt ushtarak.

Ky shtet nuk është anëtar i NATO-s, por bashkëpunon ngushtë me aleancën.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button