Zylbeari: Propaganda ruse shpërndahet në Ballkan (VIDEO)

Kryeredaktorja e portalit informativ në gjuhën shqipe Portalb.mk, Elida Zylbeari në emisionin Analiza 24 tha se Rusia dhe Putini u paraqitën si njerëz të guximshëm dhe të mëdhenj ndër vite dhe më pas propaganda u intensifikua, transmeton TV24.

“Përmes analizave dhe recenzioneve duke i kontrolluar faktet, ne u përpoqëm të vërtetojmë pikat e manipulimit nga “Sputni” rus i cili ndodhet në Serbi dhe hyn në Maqedoninë e Veriut. Ajo propagandë u përhap në Ballkan. Tani jemi këtu, ku para se të fillonte lufta dhe kur ajo filloi, po shpërndahet propaganda ruse. Shihet se kush është agresori këtu. Më e keqja nga të gjitha është narativi se është një operacion special për të shpëtuar njerëzit, që është i pavërtetë”, tha Zylbeari.

Rosana Aleksovska nga MOST tha se sot është një agresion brutal ndaj Ukrainës dhe një përpjekje e Rusisë për të imponuar pikëpamjen e saj ndaj shteteve të pavarura dhe sovrane.

“Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, çdo vend ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij dhe si të mbrojë qytetarët e tij. Faktet janë se Ukraina tani po lufton për të gjithë botën demokratike dhe pritej që demokracitë perëndimore të ndihmonin”, tha Aleksovska.

Profesoresha Mirjana Najçevska theksoi se çdo propagandë është e mirë përderisa bazohet në të vërtetë dhe fakte.

“Kjo është një gënjeshtër e hapur në publik. Terrori se vetë Putini po humbet lidhjen me realitetin po rritet në mediat e huaja”, tha Najçevska.

Mirçe Adamçevski nga Këshilli i Etikës tha se në botë për disa vite ka pasur një luftë speciale mes Britanisë, Amerikës dhe Rusisë dhe tani që lufta ka kulmuar dhe janë përdorur metoda të ndryshme, e viktima ka qenë e vërteta dhe gazetarët.

“Kemi shumë shembuj se ku gazetarëve nuk u është dhënë leje pune. Viktima e parë janë gazetarët dhe e vërteta. E gjithë kjo përgatitet paraprakisht. Hipokrizia e rusëve dhe e perëndimit është evidente tani dhe kjo është vazhdimësi e luftës propagandistike që vazhdon prej vitesh. Kushdo që është më i përgatitur do ta fitojë luftën”, tha Adamçevski.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button