Bërns: Duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Rusia dhe t’i izolojmë, financiarisht dhe politikisht

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns tha se është i nevojshëm uniteti botëror për të dënuar agresionin rus, transmeton TV21.

“Më e rëndësishmja është ajo që shohim në të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, në Shtetet e Bashkuara, këtu, në Maqedoninë e Veriut, në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën. Kjo është nevoja e qartë për të mbrojtur strukturën globale të sigurisë, sistemet ndërkombëtare dhe rendin e bazuar në rregulla. Gjatë veprimeve të këtilla, veprimeve të tmerrshme dhe të paturpshme të Rusisë, nuk ka qenë kurrë më e qartë se ne nuk jemi … Që duhet të kemi qëndrime të forta, të jemi të zëshëm dhe të mbajmë pozicion të qartë. Mendoj se nuk ka vend këtu që kjo të shihet më ndryshe sesa me një qëndrim të qartë dhe të vendosur për pasojat”, tha Bërns.

Bërns thotë se pa marrë parasysh kostos ekonomike, vendet Perëndimore duhet të marrin qëndrim të qartë duke e bllokuar financiarisht dhe politikisht Moskën.

“Kur bëhet fjalë për këtë rajon dhe një pjesë të këndvështrimit të kahershëm, shihni, një javë më parë, ne, Shtetet e Bashkuara kishim një marrëdhënie shumë ndryshe me Rusinë. Edhe komuniteti ndërkombëtar kishte marrëdhënie të ndryshme me Rusinë një javë më parë. Por tani që i kemi parë këto veprime, pasojat dhe vuajtjet njerëzore të popullsisë së pafajshme ukrainase, e cila nuk ka bërë asgjë që do të provokonte apo justifikonte veprime e këtilla. Ne e dimë se do të ketë pasoja për të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, qoftë nga pikëpamja humanitare apo ekonomike. E dimë se duhet të mbajmë një qëndrim të vendosur. Ne duhet t’i dënojmë këto veprime. Ne duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Rusia dhe duhet t’i izolojmë, financiarisht dhe politikisht. Një mesazh i qartë duhet t’i dërgohet gjithë botës se një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha Bërns.

Ambasadorja ndër të tjera theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut po japin mbështetje të jashtëzakonshme për popullatën ukrainase. Bërns thotë se është për t’u admiruar qëndrimi i palëkundur i lidershipit politik.

“Gjëja e parë që pamë nga populli i Maqedonisë së Veriut ishte mbështetja e jashtëzakonshme për popullin ukrainas. Të gjithë që shikojmë televizion jemi të mahnitur nga forca dhe guximi i ukrainasve. Mendoj se ka mbështetje të sinqertë dhe të gjerë për atë që po bëjnë ukrainasit, luftën e tyre për liri dhe demokraci. Mendoj se kjo është diçka që njerëzit nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni e kuptojnë vërtet. Më bën përshtypje që qytetarët dhe lidershipi politik mbajtën qëndrim të prerë për këtë çështje dhe e morën shumë seriozisht”, tha Bërns.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button