Blinken vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, ka vënë në pikëpyetje anëtarësimin e Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, transmeton REL.

“Dikush mund të kryes nëse një shtet anëtar i OKB-së, që përpiqet të marrë nën kontroll një tjetër anëtar të OKB-së – duke kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare – duhet të lejohet të mbetet në këtë këshill”, tha ai gjatë një fjalimi para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

“Ne duhet të dënojmë me vendosmëri dhe pa mëdyshje përpjekjen e Rusisë për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe abuzimet e rënda ndaj të drejtave të njeriut”, tha Blinken.

Sekretari Blinken po ashtu foli edhe represionin që bën Kremlini brenda Rusisë, duke përmendur mbylljen e organizatave për të drejtat e njeriut, sulmet ndaj aktivistëve dhe kundërshtarëve politikë dhe shtypjen ndaj mediave.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button