Protesta në Stamboll, vritet një 30-vjeçar

Një person, rreth 30 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në protesta është qëlluar në kokë pasi policia përleshej me protestuesit në Stamboll.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe pompat e ujit dhe qëlloi në ajër me armë për të shpërndarë protestuesit e zemëruar pas fatkeqësisë së javës së kaluar në minierë, ku vdiqën rreth 300 minatorë.

30-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin atë. “Ne nuk mundëm ta shpëtojmë Ugur Kurt”, shkroi në “Twitter” guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu.

Trazirat nisën kur një grup i madh personash filluan dukë brohoritur parrulla mbi vdekjet me mëparshme si pasojë e përleshjeve me policinë dhe mbi fatkeqësinë në minierë një javë më parë.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me gurë dhe bomba molotov. (TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button