Afër 8 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, më shumë në industrinë përpunuese, raportoi Enti

Në Maqedoninë e Veriut janë gjithsej 7 979 vende të lira pune, prej të cilave 2 107 janë në industrinë përpunuese, ndërsa kryesisht nevoja është për punëtorë për shërbime dhe shitje, transmeton Portalb.mk.

“Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës prej 3.00 % ka në sektorin N – Shërbime administrative dhe mbështetëse , ndërsa shkalla më e ulët është në sektorët D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.29 %”, deklarojnë nga Enti.

Më së shumti vende të plotësuara (113 854) ka në industrinë përpunuese, pastaj në tregtinë me shumicë dhe pakicë 82 896 vende të plotësuara, ashtu që gjithsej numërohen 494 656 vende të plotësuara në gjithë vendin. Raportohet që në Rajonin e Vardarit ka shkallë më të lartë të vendeve të lira (1.91%), apo 771 vende të lira, ndërsa në rajonin e Shkupit ka 4 492 vende të lira (1.70%).

“Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 934, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh”, deklarojnë nga Enti, duke shtuar që 1 433 tjerë janë teknikët dhe profesionet e ndërlidhura, 845 nëpunës, 816 punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button