Shkencëtarët e Maqedonisë së Veriut prej sot mund të aplikojnë në Ministri për ndihmë gjatë konferencave ndërkombëtare

Shkencëtarët e Maqedonisë së Veriut do të ndihmohen nga Ministria për Arsim dhe Shkencë për të marrë pjesë në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2022, ritransmeton Portalb.mk.

“Të drejtë parashtrimi të kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e kërkuesve  shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare kanë subjektet që kryejnë kërkime shkencore: universitete publike dhe universitete private – në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësi të orientuara në arsim  bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura të arsimit të lartë shtetëror, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe kërkues të  pavarur”, sqarojnë nga Ministria.

Aplikuesi duhet të dorëzoje dëshmi që prezantimi i tij është pranuar në tubimin shkencore ndërkombëtar, pëlqimin nga institucioni ku punon dhe disa dokumente të tjera të parapara në Konkurs, duke përfshirë edhe abstraktin e punimit shkencor.

“Fletëparaqitjet dhe dokumentacioni i  Konkursit duke filluar nga data 01.03.2022 deri më  25.11.2022, dorëzohen në adresën e mëposhtme ose në arkivin e Ministrisë”, deklarojnë nga Ministria. Në këtë periudhë do të jetë i hapur edhe Konkursi për financimin e shtypjes së përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore dhe Konkursi për ndarjen e mjeteve financiare për studiuesit shkencorë vendas për qëndrime studimore jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button