Klerikët ortodoksë rusë bëjnë thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë

Në një lëvizje të pazakontë, përmes një letre të hapur, më 1 mars dhjetëra klerikë ortodoksë rusë kanë bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftës në Ukrainë, raporton REL.

Afro 60 klerikë ortodoksë thanë se “respektojnë lirinë e çdo personi që ia ka dhënë Zoti”, duke shtuar se populli i Ukrainës “duhet të marrin vendimet vet, jo nën grykën e pushkës dhe pa presion as nga Perëndimi e as nga Lindja”.

Në letër u tha se klerikët “vajtojnë” për vuajtjet “që u janë imponuar në mënyrë të pamerituar vëllezërve dhe motrave tona në Ukrainë”.

Është e pazakontë që një numër kaq i madh i klerikëve fetarë të Kishës Ortodokse kaq hapur po sfidojnë Qeverinë e presidentit, Vladimir Putin. Në vitet e fundit, Kisha Ortodokse Ruse dhe lideri i saj, Patriarku Kirill, i cili nuk e ka nënshkruar këtë letër, kanë mbështetur plotësisht politikat e Putinit.

“Ne u bëjmë thirrje palëve për dialog sepse nuk ka alternativë tjetër për dhunën”, u tha në letër. “Vetëm aftësia për të dëgjuar palën tjetër na jep ne shpresë për të dalë nga humnera në të cilën kanë rënë vendet tona disa ditë më parë. Lejoni veten dhe të gjithë ne që të hyjmë në Kreshmën e Pashkëve me frymën e besimit dhe dashurisë. Ndaloni luftën”.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment apo reagim nga patriarku Kirill apo zyrtarët rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button