Lushtaku dhe të tjerët sot para gjykatës

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, së bashku me të dy të dyshuarit tjerë, Sahit Jashari e Ismet Haxha, janë dërguar mbrëmë në Burgun e Dubravës, ndërkaq sot pritet që të dalin para trupit gjykues në veri të Mitrovicës së bashku me personat tjerë të ”Grupit të Drenicës”.

Ndryshe Sami Lushtaku, së bashku me të dy të dyshuarit tjerë, Sahit Jashari e Ismet Haxha ditë më parë kanë kundërshtuar dërgimin e tyre në Burgun e Mitrovicës, madje para QKUK-së janë organizuar protesta nga ana e familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre për ta kundërshtuar këtë vendim. /rtk/

Lajme të ngjashme

Back to top button