Kosova planifikon të pranojë gazetarë ukrainas

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të ndajë fonde për pranimin e 20 gazetarë ukrainas, të cilët kanë ikur nga shteti pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, transmeton REL.

MPJD ka kërkuar nga ekzekutivi që të ndajë 150,000 euro për pranimin e tyre, thuhet në një dokument të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këta gazetarë do të lirohen nga vizat për të hyrë në Kosovë.

Kabineti qeveritar pritet të votojë në mënyrë elektronike për këtë çështje gjatë së martës.

Shuma prej 150,000 eurosh do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e qirasë, zyrave, sigurimeve shëndetësore, pagesës mujore dhe shpenzimeve të transportit për gazetarët ukrainas, për një periudhë 6-mujore.

Sipas dokumentit, përzgjedhja e gazetarëve që do të strehohen në Kosovë do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button