Moldavia ka frikë se do të bllokohet nga refugjatët ukrainas

Moldavia mund të “zhytet plotësisht” nga refugjatët nëse përleshjet e parë në pushtimin rus të Ukrainës afrohen më pranë kufirit të saj, paralajmëron ministri i jashtëm i vendit, transmeton BBC.

I pyetur për rrezikun e mundshëm për vendin e tij nga Rusia, Nicu Popescu, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit u tha gazetarëve “supozimi ynë është se ne nuk jemi një objektiv, por jemi në një zonë shumë të rrezikshme”.

Ai pranon se ka “ankth” në popullatë dhe “një shkallë frike”, përpara se të shtojë se vendi do të vizitohet nga përfaqësuesit e BE-së dhe shtetet anëtare në ditët e ardhshme.

Mbi gjysmë milioni civilë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së, duke kaluar kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Moldavinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Hungarinë.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button