Irlanda akuzoi Rusinë për “krime lufte” në Ukrainë

Irlanda akuzoi forcat ruse për “krime lufte” për veprimet e tyre ushtarake në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, tha se situata në Ukrainë është “jashtëzakonisht e tmerrshme” dhe mund të priten një numër i konsiderueshëm viktimash civile. “Situata është absolutisht e tmerrshme”, tha Coveney, duke folur për RTE.

“Gjithnjë e më shumë civilë për të cilët e dimë se po vriten dhe tani ka prova të shumta që tregojnë se forcat ruse në të vërtetë po synojnë civilët që është një krim lufte dhe mendoj se duhet të jemi shumë të qartë dhe të hapur për këtë”, tha ai.

Ministri irlandez tha se “kanë parë gjithashtu raporte dhe fotografi të besueshme që mendoj se është e vështirë të vihet në dyshim, se bomba thërrmuese janë përdorur në zonat e banuara në qytetin Kharkiv dje vonë”.

Kjo është “shkelje krejtësisht e papranueshme e ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

“Ato janë krime lufte dhe duhet të quhen kështu, si dhe sigurisht ne kemi parë një prani të shtuar gjatë gjithë kohës të autokolonave ruse të blinduara rëndë që vijnë në Ukrainë nga Rusia”, tha ai.

Coveney theksoi se Irlanda “nuk ishte neutrale” në konfliktin Ukrainë-Rusi, duke shtuar se “ne mbajmë anë në këtë konflikt” në mes të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Lufta Rusi-Ukrainë sot hyri në ditën e saj të gjashtë, ndërsa hasi në një zemërim nga komuniteti ndërkombëtar. BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja vendosën një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Sipas të dhënave të OKB-së, deri më tani, të paktën 136 civilë, përfshirë 13 fëmijë, janë vrarë dhe 400 të tjerë, përfshirë 26 fëmijë, janë plagosur në Ukrainë.

Rreth 660.000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button