fbpx

Deari sot niset drejt Sharm el Sheik

Njëri prej tenistëve më të mirë në Maqedoni, Shëndrit Deari sot do të udhëtoj për në Egjipt, ku do të merë pjesë në turneun “Future” në Sharm el Sheik.
Deari në Egjipt do të qëndrojë plot 3 javë, ku do të merë pjesë në 3 turne. Para nisjes për në Egjipt, Deari shprehet se është maksimalisht i përgatitur për sfidat që e presin.
“Pas kthimit nga Hungaria ku me reprezentacionin e Maqedonisë morëm pjesë në Dejvis Kup, tani më presin sfida të reja në Egjipt. Jam përgatitur maksimalisht si në aspektin teknik gjithashtu edhe atë kondicional bashkë me trajnerin tim, Dejan Marinkoviq. Dëshira ime është që në tre turnet që do të marrë pjesë të arrijë sa më larg dhe të grumbulloj sa më shumë pikë për t’u avancuar sa më lartë në rangun botëror të ATP-s. Konkurrenca do të jetë e fortë, por besoj në aftësitë e mia”, u shpreh Shëndrit Deari.
Në Egjipt pritet të marrin pjesë tenist nga e gjithë bota. Kujtojmë, se në muajin mars të këtij viti, Deari ishte pjesë e këtij turneut, ndërsa suksesi më i madh ishte plasmani në çerekfinale. Tani që e dinë rëndësinë e këtij turneu, “Diti” beson se do të mund të arrijë më larg.
“E lus Zotin të kem shëndet të mos pësoj ndonjë lëndim, ndërsa fitoret premtoj se nuk do të mungojnë”, përfundoi Deari. Nga ana tjetër, sfidat e radhës për Dearin pas kthimit nga Egjipti do të vazhdojnë menjëherë.
Turnet që do të merë pjesë Shëndriti do të jenë në Serbi dhe Bullgari, turne të cilat do ti shërbejnë gjithashtu atij për të grumbulluar sa më shumë pikë për plasman sa më të mirë në rangun botëror të ATP-s. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button