fbpx

Von der Leyen: Ekziston një Rusi tjetër përveç tankeve të Putinit (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar luftën ruse në Ukrainë si betejë në mes të “sundimit të ligjit dhe sundimit të armës”, transmeton REL.

Ajo ka paralajmëruar se BE-ja nuk do të pranojë kurrë qëndrimin se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe ka dënuar “agresionin e zhveshur” të presidentit rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Ajo ka thënë se Moska po synon të ndajë komunitetin ndërkombëtar, mirëpo e ka arritur “krejtësisht të kundërtën” duke cituar koordinimin e bllokut evropian me aleatët.

BE-ja ka reaguar “me shpejtësi të dritës” për të prezantuar pakon më të madh të sanksioneve në historinë e bllokut, e cila do të ketë ndikim të madh në ekonominë ruse, ka shtuar ajo.

Von der Leyen ka pasur fjalë të ashpra edhe për oligarkët rusë.

“Mos u gaboni, ne do të bllokojnë edhe asetet e tyre, qofshin jahte, apo makina luksoze”.

Ajo e ka bërë edhe dallimin mes Kremlinit dhe popullit rus.

“Ekziston një Rusi tjetër përveç tankeve të Putinit dhe ne e zgjasim dorën e miqësisë për këtë Rusinë tjetër”, ka thënë mes tjerash ajo.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button