Presidenti i Ukrainës mbajti fjalim të fuqishëm në Parlamentin Evropian

I ulur para flamurit të vendit, ai tha se sot do të jenë ditët e fundit për disa nga qytetarët e tij që po mbrojnë vendin, transmeton The Guardian.

Ukraina, tha ai, po paguante një çmim shumë të lartë për idealet evropiane: “mijëra njerëz të vrarë, dy revolucione, një luftë dhe pesë ditë pushtim në shkallë të gjerë”.

Kështu u shpreh presidenti, Volodymyr Zelenskiy;

“Nuk po lexoj nga një skenar, sepse faza e skenarëve për Ukrainën ka përfunduar.Tani kemi të bëjmë me vdekjen, jetën reale.”

Zelenskiy tha se Ukraina po jepte jetë për të qenë po aq “e barabartë sa ju”.

“Ne po dhurojmë njerëzit tanë më të mirë, më të fortët, ata që kanë më shumë vlerë.”

Ai tha se po fliste mes bombardimeve dhe se në mëngjes dy sulme me raketa kishin goditur Sheshin e Lirisë në Harkiv, një qytet afër Rusisë dhe me lidhje të gjata miqësore.

“Ne kemi një dëshirë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë, mendoj se është e drejtë. Ne po luftojmë për mbijetesë. Ne po luftojmë për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës.

Ne jemi saktësisht të njëjtë me ju. Pra, dëshmoni se jeni me ne. Dëshmoni se jeni vërtet evropianë dhe atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën. Lavdi i qoftë Ukrainës”, tha Zelenskiy.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button