BFI e RMV-së e dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, reis ulema Shaqir Fetai, dje, i shoqëruar nga drejtori i Sektorit për Marrëdhënie të Jashtme Mustafa Dauti, pati takim zyrtar në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, ku u pritën nga ambasadori David Gir.

“Në këtë takim, Reisul Ulemaja e falënderoi Ambasadorin për takimin dhe pritjen e ngrohtë, e në të njëjtën kohë në emër të Bashkësisë Fetare Islame shprehën shqetësimin e madh për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës ku ranë shumë viktima në njerëz dhe u shkaktuan shkatërrime të shumta, andaj bashkërisht dënuan thellë këtë agresion antinjerëzor që po rrezikon paqen, jo vetëm në rajon por edhe në tërë globin. Po ashtu, Kreu i BFI përshëndeti unitetin e BE dhe SHBA në përpjekjet e tyre maksimale për të ndaluar këtë agresion, që po rrezikon jetën njerëzore”, theksojnë nga BFI.

Në komunikatën e BFI-së thuhet se të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë kontributin në evitimin e pandemisë së Kovid 19, si dhe realizimin sa më të lartë të vaksinimit të popullatës, që është e vetmja rrugë për imunizimin e shoqërisë dhe asgjësim e kësaj të keqeje që po e shqetëson Botën.

“Reisul Ulemaja edhe një herë deklaroi se kultivimi i Paqes në vend dhe rajon është prioritet i institucionit fetaro islam BFI, andaj kërkoi nga besimtarët dhe nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë Paqen dhe në të njëjtën kohë të japim kontributin në këtë drejtim”, shtojnë nga BFI.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button