Stoltenberg: Rusia t’i japë fund sulmit në Ukrainë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj, duke shtuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit, transmeton The Guardian.

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg sot pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

“NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, shtoi ai.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button