Ushtari “i gëzuar” rus u filmua në vitin 2015, jo në vitin 2022

Videoja e këtij parashutisti, e cila ka mbi 20 milionë shikime në rrjetin social “Tik Tok”, nuk është regjistruar këtë vit, gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Gazetari i NBC News, Ben Collins, i specializuar në ekspozimin e dezinformatave, shkruan se kjo video është e vjetër. E njëjta gjë u postua në Instagram në gusht 2015, shkruan Vërtetmatësi.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, mediat në vend dhe në botë kanë raportuar intensivisht për situatën në të dy vendet, dhe raportet përmbajnë video dhe foto të shumta.

Një video e tillë është ajo e publikuar më 24 shkurt 2022, e cila pretendon se është nga një parashutist i cili është filmuar duke fluturuar mbi Kharkov, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Një video e postuar në rrjetin social Tik-Tok tregon një ushtar rus të buzëqeshur duke u filmuar duke u hedhur me parashutë përpara se të zbarkonte pranë Kharkovit.

Siç shihet edhe në video, ushtari është dukshëm i buzëqeshur dhe me humor të mirë dhe shijon fluturimin, duke filmuar ushtarët e tjerë që i rrethojnë, sipas informacioneve të publikuara.

Kjo video e ushtarit rus është e ndërlidhur, lidhet me një video të lajmeve të publikuar më parë, ku shfaqen mijëra parashutistë rusë në qiellin mbi Ukrainë, në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës këtë vit.

Sidoqoftë, kontrollet tona çuan në përfundimin se video e “ushtarit të gëzuar rus” nuk vjen nga viti 2022, por nga viti 2015.

Gazetari i NBC News, Ben Collins, i specializuar në ekspozimin e dezinformatave, shkruan se video e këtij parashutisti, e cila ka mbi 20 milionë shikime në rrjetin social “Tik Tok”, është në fakt e vjetër. E njëjta gjë u postua në një llogari në Instagram në gusht 2015.

Për të njëjtën video, “USA Today” shkruan se nuk e ka origjinën nga viti 2022 dhe shton se nuk kanë mundur të konfirmojnë në mënyrë të pavarur vendndodhjen ku është regjistruar.

Të njëjtat përfundime arritën edhe kontrolluesit e fakteve të Reuters.

E gabuar. Videoja “selfie” e parashutistëve nuk u regjistrua gjatë pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022; E njejta video u postua në Instagram në vitin 2015, sipas Reuters.

Prandaj, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që video virale e një parashutisti është e vitit 2022 nga pushtimi rus në Ukrainë, por është e vitit 2015.

Disklejmer, disclaimer, baner, disinfohub, inhouse/origjinal/brendshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button