Lavrov: Rusia duhet ta ndalë Ukrainën nga grumbullimi i armëve bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Çarmatim në Zvicër se është koha që armët bërthamore amerikane që gjenden në Evropë, të nisen në shtëpi, transmeton REL.

Lavrov është pritur që do të marrë pjesë me prezencë fizike në Gjenevë, mirëpo ndalesat në udhëtime e kanë pamundësuar këtë gjë.

Në një fjalim të incizuar paraprakisht, ai ka thënë se Rusia është e gatshme të bisedojë për stabilitetin strategjik me Shtetet Bashkuara, mirëpo ka paralajmëruar se Perëndimi nuk duhet të dërgojë objekte ushtarake në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ai po ashtu ka ofruar një arsyetim të ri për pushtimin rus në Ukrainë – për të parandaluar Ukrainën nga grumbullimi i armëve bërthamore.

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë larguar nga salla kur Lavrov ka mbajtur fjalimin.

Ministri rus pritet të flasë sërish – përmes video lidhjes – në Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button