Forcat ruse goditën me raketë ndërtesën e zyrave të Guvernatorit në qytetin Harkiv

Ushtria ruse e cila sulmon Ukrainën, ka goditur me raketë ndërtesën e zyrave të Guvernatorit në qytetin Harkiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të bërë nga Shërbimi i Gjendjeve Emergjente të Ukrainës bëhet e ditur se ushtria ruse këtë mëngjes ka sulmuar me raketë ndërtesën e Guvernatorit të Harkiv, ndërsa Sheshi i Lirisë ku gjendet ndërtesa dhe ndërtesat përreth kanë pësuar dëme të mëdha.

Sipas njoftimit në sulm janë plagosur 6 civilë përfshirë një fëmijë, ndërsa ende nuk është zbardhur informacioni për humbjen e jetëve.

Guvernatori i Harkiv-it, Oleh Synyehubov, tha se qyteti gjatë natës është sulmuar me raketa.

Ai shtoi se në 24 orët e fundit kanë shuar 24 zjarre të shkaktuar nga shpërthimet.

Synyehubov theksoi se shumë automjete të parkuara nëpër rrugë janë djegur, duke shtuar se mes civilëve ka të vdekur dhe të plagosur.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button