Lukashenka: Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenka, u ka thënë mediave shtetërore se forcat e këtij shteti nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin në Ukrainë, transmeton REL.

Lukashenka, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se “ushtria bjelloruse nuk është duke marrë pjesë dhe as nuk ka marrë pjesë në aksion ushtarak”.

“Mund t’ia vërtetojmë këtë secilit. Për më shumë, udhëheqësia ruse nuk e ka ngritur kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë”.

Shqetësimet janë rritur të hënën se Lukashenka është duke u përgatitur për të dërguar forcën ushtarake për t’iu bashkuar sulmit në Kiev.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të hënën se Rusia është “tallur” me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button