Franca: Sanksionet do ta shkatërrojnë ekonominë ruse

Franca ka thënë të martën se sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, pas pushtimit në Ukrainë, do të shkatërrojnë ekonominë ruse, transmeton REL.

“Ne do ta shkatërrojmë ekonominë ruse”, ka thënë ministri i Financave, Bruno Le Maire për transmetuesin Franceinfo një ditë pasi Franca, Bashkimi Evropian dhe vende tjera kanë thënë se do të vendosin një rund të ri të sanksioneve ndaj Rusisë.

Balanca e fuqisë së sanksioneve pas luftës në Ukrainë “është totalisht” në favor të Bashkimit Evropian, i cili “është në proces të zbulimit të fuqisë së vet ekonomike”, ka thënë ai.

Të hënën, BE-ja ka shtuar oligarkë të lidhur me Kremlinin në listën e sanksioneve.

Një këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron u ka thënë gazetarëve se vendosja e sanksioneve të reja, të cilat synojnë të “rrisin koston” e luftës së Putinit, është “prioritet”.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button