RMV, 45 përqind më pak të vdekur nga kovid-19 krahasuar me javën e kaluar

Javën e kaluar është vërejtur rënie prej 45.6 për qind e vdekjeve nga koronavirusi krahasuar me javën e kaluar, gjegjësisht janë evidentuar 68 vdekje në 19 qytete të vendit, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për periudhën prej 21 deri më 27 shkurt të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe rënie e rasteve pozitive në krahasim me javën e kaluar për 39,5 për qind ose janë evidentuar 3.702 raste të reja me kovid-19. Përqindja e pozitivitetit varion nga 13,1% në 24,2%, mesatarisht 18,6%. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar, Shkup dhe Gjevgjeli. Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 543 riinfeksione, një prej të cilëve është riinfeksion për së dyti, me një rënie prej 37,2% krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç. Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët deri në 9 vjeç. Krahasuar me javën e kaluar, vërehet rënie e numrit të pacientëve në të gjitha grupmoshat, me rënien më të dukshme prej 43,6% te fëmijët e moshës 10-19 vjeç dhe 43,5% te grupmosha 50-59 vjeç.

Sipas raporteve nga spitalet, mometalisht të hospitalizuar janë 337 persona (23,3% më pak krahasuar me javën e kaluar), prej të cilëve 255 janë me mbështetje të oksigjenit (14,1% më pak krahasuar me javën e kaluar), dhe 9 në ventilim mekanik invaziv/jo invaziv ( 18.2% më pak krahasuar me javën e kaluar).

Gjatë javës së kaluar statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 6.094 persona në kushte spitalore apo në mjekim shtëpiak.

Që nga shpërthimi i pandemisë në vendin tonë e deri më sot, me koronavirus janë infektuar 297.262 persona. Shumica e të sëmurëve janë të regjistruar në Shkup, Kumanovë, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Kavadar, ndërsa morbitet më i lartë është regjistruar në Kavadar. Vdekshmëria më e lartë në Ohër, Prilep dhe Kavadar.

Rënie e incidencës është regjistruar në tri javët e fundit pothuajse në të gjitha qytetet, me rënie më të madhe në Makedonska Kamenicë. Rritje vërehet në Dibër, Vinicë dhe Demir Hisar.

Deri më tani janë regjistruar 10.474 të riinfektuar, nga të cilët 27 janë riinfektuar për herë të dytë. Që nga paraqitja e virusit gjithsej kanë vdekur 9.010 persona.

Nga komorbiditetet në vend të parë janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet e mushkërive. Nga riinfeksionet, 17 përfunduan me vdekje. Janë regjistruar 9 të vdekur te gratë shtatzëna dhe 37 raste vdekjesh te punëtorët shëndetësorë.

Maqedonia është ende në fazën e transmetimit të gjerë, nën niveli 3, me kapacitete adekuate reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button