RMV, deklarata për mbështetjen e Ukrainës në rend dite të Kuvendit

Projekt-deklarata për mbështetjen e Ukrainës është në rend dite të seancës së pasdites së sotme të Komisionit parlamentar për punët e jashtme, transmeton Portalb.mk.

Dokumenti titullohet “Deklarata e Kuvendit për dënimin e politikave që vënë në pikëpyetje ekzistencën e shteteve evropiane dhe mbështetje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”.

Deklarata është propozuar nga PLD-ja, ndërsa kryetari i Komisionit për punë të jashtme Antonio Milloshoski dje tha se shpreson që partitë parlamentare të pajtohen që Kuvendi ta miratojë deklaratën për Ukrainën.

“Dënim i ashpër i sulmit “të pamatur” rus ndaj Ukrainës, si një akt agresioni që rrezikon jetën e civilëve të panumërt dhe në drejtim të integrimit evropian më të madh dhe më të fortë, mbrojtjen e rendit juridik evropian dhe botëror bazuar në Kartën e OKB-së, Aktin përfundimtar nga Helsinki dhe institucione të tjera evropiane të sigurisë dhe demokratike. Të vetëdijshëm se paqja dhe bashkëjetesa e ndërsjellë janë e vetmja rrugë për forcimin e themeleve demokratike të shtetit dhe shoqërisë, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe përhapja e dezinformatave që janë në kundërshtim me interesat kombëtare të shtetit, duke pasur parasysh se jemi anëtare të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësia shtetërore e Maqedonisë, politikanët si nga qeveria ashtu edhe nga opozita dënuan sulmin rus ndaj Ukrainës. Vendi i është bashkuar gjithashtu sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.

Gjithashtu dy ditë më parë Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button