Google Europe bllokoi kanalet që lidhen me mediat shtetërore ruse në Youtube

Google Europe mëngjesin e sotëm njoftoi se do të bllokojë kanalet e YouTube në lidhje me mediat shtetërore ruse Sputnik dhe RT, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Evropën, duke hyrë në fuqi menjëherë. Do të duhet kohë që sistemet tona të rriten plotësisht. Ekipet tona vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button